Skema e mashtrimit me makinat, pranga dy italianëve dhe një mjeku

Oct 9, 2015 | 20:55
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një grup prej pesë personash, mes tyre edhe dy shtetas italianë dhe një mjek shqiptar.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit Roberto Novelli, 48 vjeç, lindur dhe  banues në Taranto. Akuzohet për “Trafikim i mjeteve motorike”, “Kontrabande me mallra te tjere” dhe “Vjedhje ne bashkepunim”. 

Carmine Frascella, 34 vjeç, lindur dhe banues  në Taranto. Akuzohet për “Vjedhje në bashkëpunim”.

Valentin Marku, 31 vjeç, banues ne fshatin Krajen, Lezhë. Akuzohet për “Vjedhje ne bashkepunim”.

Arjan Brahimi, 43 vjeç, banues ne Lezhë, profesioni  mjek. Akuzohet për “Shperdorimi te detyres”.

Ergin Mataj, 39 vjeç, banues ne Lezhe. Akuzohet për ”Fshehje e të ardhurave“.

Sakaq është shpallur në kërkim Klajdi Doda, 27 vjeç, banues ne fshatin Fishte Lezhe. Akuzohet për “Vjedhje ne bashkepunim”.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

NGJARJA

Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit të një shtetasi italian me iniciale R.D. 37-vjeçari, lindur dhe banues në Taranto, Itali, e ka bërë kallëzimin në portin e Durrësit, pasi nuk është lejuar nga dy italianët e arrestuar.

Sipas tij, gjate qëndrimit ne qytetin e Lezhes ne hotel “Ambasador” kishte pesuar nje frakture ne gjymtyre dhe gjate kohës qe ndodhej i shtruar ne spitalin rajonal, për ndihme mjekesore, i kishin vjedhur automjetin e tij Audi A4 me targë ED 890 KB, viti i prodhimit 2010.

Roberto Novelli dhe Carmine Frascella, nuk e kane lejuar te paraqitej ne Policine e Lezhes me pretendimet se do e bënin denoncimin ne Itali.

Por si është e vërteta?

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lezhës, Roberto Novelli ka hyre ne Shqiperi ne date 06.10.2015 me automjetin e llojit Wolkswagen Golf 5 me targe DE 468 KX te cilen e kishte sjelle ne Shqiperi për ta trafikuar. Pasi e ka shitur për 2.000 Euro pa asnje lloj dokumentacioni tek shtetasit shqiptar, plani ishte që më vonë, pasi të kthehej në Itali, do bënte kallezimin për vjedhje.

Gjate kohes qe kane qendruar ne Shqiperi shtetasit Roberto Novelli ne bashkepunim me shtetasit Carmine Frascella,  Valentin Marku dhe Klajdi Doda, kane kryer vjedhjen e automjetit te llojit Audi A4 pasi kane siguruar çelësat e tij dhe me kete automjet eshte larguar shtetasi Klajdi Doda, i cili u ka paguar shumen prej 4.000 euro dy shtetasve Italian.

Nga hetimet ka rezultuar se gjate kohes qe ka qene ne spital mjeku i urgjences Arjan Brahimi nuk ka njoftuar organet Policore ne lidhje me mjekimin dhe ngjarjen qe ka pesuar i demtuari, si dhe ne ambientet ku keta shtetas jane akomoduar prane hotel “Ambasador”, administrator Ergin Mataj, ushtronte aktivitet tregtar duke gjeneruar fatura jotatimore të fabrikuara, per te shmangur detyrimet tatimore, dhe  fshehur të ardhurat.

Gjate ketij operacioni eshte bere e mundur sekuestrimi i automjetit Wokswagen Golf 5 me targe DE 468 KX,  shuma prej 2800 euro qe kane perfituar nga shitja e Audit A4, 3 (tre) aparate telefonash celular si dhe sende te tjera. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura