Skandali me pronat/ Reagon PD e Lezhës: Gjueti e pushtetit ndaj kundërshtarëve

SHPËRNDAJE

Pas skandalit me pronat në Lezhë, ka ardhur dhe reagimi i parë i Partisë Demokratike.

Në reagimin e kryetarit të PD në Lezhë, Paulin Marku, deklaron se  në këtë rast vihet re me një gjeti të hapur të pushtetit  ndaj kundërshtarëve politikë.

download (1)

Reagimi i plotë

Drejtësi e munguar!!!!!

Ndërsa është arrestuar Kryebashkiaku i Lezhës për tjetërsim pronash, kjo që vihet re është se kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Frrokaj në pranga pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumenta të pronësisë, por kjo nuk ndodh në Durrës, ku kryebashkiak është Dako, i cili ka shkaktuar një masakër urbane në bregdet me lejet e ndërtimit, duke mos kursyer as zonat arkeologjike.

E njëjta gjë në Tiranë, ku Veliaj tjetërson pronat e pronarëve në qendër të Tiranës, si rasti skandaloz i qytetarëve që e kanë denoncuar pranë Pazarit të Ri, por edhe ai nuk arrestohet, ndërsa planifikon tjetërsimin e mijëra metrave katrorë tek Teatri Kombëtar në favor të klientëve privatë të Ramës që do të ngrenë kullat mbi troje publike.

Kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.