“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”- Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Mar 29, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban, është shprehur se Reforma në Drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarëve.

Diplomati rumun u shpreh se nuk ka rëndësi numri i gjyqtarëve apo prokurorëve që ka Shqipëra, duke e quajtur “një problem të brendshëm”, por theksoi se qytetari duhet të ketë besim tek drejtësia.

Oktavian Sherban: Ashtu si dhe vetë ju e dini një drejtësi funksionale është një element fondamental dhe kjo bashkë me elementë të tjerë fondamentalë që ecën paralelisht me respektimin e të drejtave themelore të atyre politike dhe shoqërore.

Mund t’ju them që reforma në drejtësi duhet të kuptohet sidomos për mua personalisht që vij nga një shtet që ka prodhuar një reformë në drejtësi shumë të thellë.

Reforma në drejtësi duhet ti drejtohet qytetarit dhe këtu duhet tu them se reforma nuk ka rëndësi numri i prokurorëve ose gjykatësve që ka  republika e Shqipërisë në këto moment sepse ky është një problem i brendshëm ajo që mund tu them unë është që reforma në drejtësi duhet ti drejtohet qytetarit dhe anasjelltas qytetari me shumë besim drejtësisë.

Është shumë e thjeshtë dhe përtej fazave shumë të komplikuara dhe jo vetëm reforma në drejtësi por të gjitha reformat e tjera kanë të bëjnë me kontratën shoqërore.

Është shumë e thjeshtë qytetari duhet të ketë besim në drejtësi dhe në administratë dhe nga ana tjetër administrata duhet tu japë besim qytetarit që vërtet punon për të

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura