S’ka më dyshime, dalin detaje të reja! Flet Alban Hoxha për lidhjen me Çiljetën

Sep 22, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Prej shumë kohësh flitet për një lidhje dashurie midis këngëtares seksi Çiljeta dhe portierit të Partizanit Alban Hoxha. Tashmë nuk ka më dyshime! Pas fotos së djeshme në Instagram, ku Çiljeta i drejtohej Albanit me fjalët “Dashuria ime”, sot ka folur edhe Albani.

1474532310alanamiNë një intervistë ekskluzive për programin e mëngjesit në “Top Channel”, sapo është përmendur emri i këngëtares, Albani ka nisur të qeshë.
“Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”,- ka thënë ai.

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të jetë apo jo të dielën në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”, për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha ka shtuar:

“Sigurisht që do jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë, në një sfidë si kjo e derbit do jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”,- ka thënë ai për “Wake Up”.

Ky është çifti më i ri i showbizit shqiptar. Burime të afërta pranë çiftit tregojnë për “Top Channel” se ata janë në një marrëdhënie dhe bashkëjetojnë prej më pak se një viti. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura