“S’jemi idiotë që të mendojmë se do ta fitojmë Champions-in”, Klop: Nuk kemi shanse po nuk u…

Mar 12, 2021 | 12:56
SHPËRNDAJE

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, pranon se ata nuk janë ende në një pozicion ku mund të mendojnë për të fituar Champions-in. Fitorja 2-0 ndaj Lajpcigut siguroi biletën në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0 të mërkurën. Por, nëse “Reds”-at janë një tjetër skuadër në Europë, këtë sezon në kampionat ata vijnë pas 6 humbjeve radhazi.

0_Jurgen-Klopp

I pyetur pas kualifikimit nëse Liverpuli mund ta shpëtojë sezonin duke fituar Champions-in e 7-të, tekniku gjerman tha: “Arsyeja përse ne luajmë në këtë kompeticion është për ta fituar atë, por ne nuk jemi idiotë dhe deri tani, ky sezon nuk duket nga ata që ne do të fitojmë trofeun në fund. Duhet të presim për shortin, megjithatë do të jetë tmerrësisht e vështirë me cilëndo skuadër do të na bjerë. Gjithsesi, ne nuk mendojmë kaq larg.

Mendojmë vetëm për të nesërmen dhe Uolvesin të hënën. Patëm një moment pozitiv në Champions, por në Premier Ligë duhet të ndryshojmë situatën. Dhe nëse e bëjmë këtë, pa dyshim që kjo do të na ndihmojë edhe në Champions”. Tekniku vlerësoi edhe rikthimin e Fabinjos në mesfushë: “Shpresoja që ta shihja sa më shpejt në këtë rol. Sigurisht që numri 6 është roli i tij më i mirë. Ai është më i miri në botë në atë pozicion”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura