Situata në Cetinje/ Abazoviç akuzohet se po qëndron në krah të Serbisë

Sep 6, 2021 | 9:21
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamje të zëvendëskryeministrit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, me priftërinjtë dhe shefin e Policisë Malazeze, duke koordinuar punët rreth manifestimit në Cetinje, ndërkohë që protestat nga qytetarët malazezë që kërkonin zhvendosjen e ritit vazhdonin.

abazovic

Abazoviç, partner dhe zëvendës i Kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka qenë kundër protestave para Manastirit të Cetinës. Abazoviç është shqiptari me detyrën më të lartë shtetërore.

Ai është zëvendëskryeministër në qeverinë më pro serbe të Malit të Zi në 30 vjetët e fundit. Protestat në Cetinje, Abazoviç i ka konsideruar të shtyra politikisht nga Presidenti Milo Gjukanoviç.

Nga faktorët e paqes dhe stabilitetit, DPS tani është bërë një grup për bashkësinë ndërkombëtare, i cili përveçse shoqërohet me prapavijë kriminale, tani shoqërohet me ekstremizëm me elemente të terrorizmit”, ka deklaruar ai.

“Ata u shfaqën disi si nismëtarët që ishin më shumë në favor të skenarit që supozohej të kishte pasoja fatale. Ishte një përpjekje për të futur Malin e Zi në destabilizim të përhershëm dhe me elementë shpërbërjeje. Të gjithë janë përgjegjës, nëse ka një të tillë në Zyrën e Prokurorit”, ka shtuar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura