Siguria në fundjavë në “Bllok”/ Veliu krerëve të Policisë së Tiranës: Trajtoni me seriozitet ankesat e qytetareve

Nov 4, 2018 | 10:15
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23.40 , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Velium është parë në rrugët e “Bllokut” në këmbë së bashku me krerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

WhatsApp Image 2018-11-04 at 10.11.29

Mësohet se Veliu ka dalë për të  Inspektuar masat  për parandalimin e ngjarjeve kriminale por  edhe pas ankesave nga qytetaret për zhurmat

Policia e Tiranës po bashkëpunon me inspektoratin e mjedisit për matjen e zhurmave.

Mbrëmjen e djeshme, dy lokale në bllok janë gjobitur nga 300 deri ne 500 mije leke nga inspektorati i mjedisit te mbështetur nga Policia e Tiranes.

WhatsApp Image 2018-11-04 at 10.11.20

Veliu u ka kërkuar drejtuesve te Tiranës me shume kontroll e te punohet me informacionin për te goditur ata elemente qe mund te qarkullojnë me arme, te rritet forca parandaluese dhe goditëse, e mos ulet ritmi po te vijohet me goditjen e te ashtuquajturave “të fortë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura