Si u dënua nga regjimi komunist dhe vdiq nga torturat në burg firmëtari i aktit të Pavarësisë!? Rrëfimi i trashëgimtares: Shumë dorëshkrime e vepra na i dogjën

Nov 28, 2023 | 20:50
SHPËRNDAJE

Qazim Kokoshi është një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë që u nënshkrua në 1912-ën.

Kokoshi

Nga Kuvendi i Vlorës si delegat, ai u caktua një vit më vonë si nënprefekt i Lushnjës, e pas kësaj mbajti një sërë detyrash të tjera.

Sipas të dhënave historike, Kokoshi u arrestua në Prill të 19446 nga rejimi komunist, menjëherë pasi i ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist.

Trashëgimtarja e tij, Senie Kokoshi ka rrëfyer se me sa emocion pritej dita e Pavarësisë në familjen e saj.

Ajo shpjegon se si trashëgimtare është rritur me frymën e dashurisë për atdheun ndërsa theksoi se sistemi i dogji shumë dorëshkrime e vepra nga e shkuara.

“Qazim Kokoshi ishte një patriot vizionar, një aktivist i shquar i çështjes shqiptare që luftoj e punoi pa rreshtur për kombin e lirinë e Shqipërisë. Familjen tonë e lidhin shumë gjëra me këtë datë, akti i Pavarësisë erdhi si rezultat i një pune të bërë prej shumë vitesh nga Qazim Kokoshi dhe patriotë të tjerë.

Ai vdiq nga torturat në burg në vitet 1947 pasi ishte arrestuar nga sistemi komunist i kohës. Unë duke qenë vajzë e familjes kam dëgjuar shumë që e vogël për aktin e Pavarësisë, jam rritur me frymën për të dashur atdheun tim edhe pse shumë dorëshkrime, vepra na janë marrë dhe djegur nga sistemi”, tha Kokoshi për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura