Si u bllokuan 3 të rinj dhe një fëmijë në aksin Korçë-Dardhë, makina e tyre ra në kanal kur po…

Nov 19, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para, pasi 3 të rinj nga Korça u bllokuan teksa po ktheheshin nga Dardha. ARRSH në një postim në Facebook shkruan se makinë tre ra në kanal pasi rrëshqiti nga akulli që ishte prezent në rrugë.

46482537_644735679254378_6995196360068694016_n

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë mbrëmjes së djeshme 3 të rinj nga Korça dhe një fëmijë mbetën të bllokuar në Dardhë km 11, si pasojë e shkarjes së makinës së tyre në kanal.

Kontraktori i aksit Korçë-Dardhë dhe përgjegjësi rajonal Korçë Genti Pere, menjëherë pas raportimit të këtij rasti bëri të mundur hapjen e rrugës dhe kthimin e qytetarëve në shtëpi.

46473889_644735652587714_7568681090878013440_n

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i bëjnë thirrje përdoruesve të mjeteve rrugore që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe të kenë shumë kujdes në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura