Si e grabiti Sigurimi i Shtetit bibliotekën e madhe të profesor Angjelin Saraçit në qytetin e Shkodrës, detaje nga dokumenti i kapiten Sabri Sevranit

| 13:10
SHPËRNDAJE
 

Dashnor Kaloçi/ Publikohet historia e panjohur e familjes së vjetër intelektuale shkodrane, Saraçi, ku pinjollët e saj, si djemtë e Zef e Roza Loro Gurakuqit që ishin diplomuar në universitetet e Vjenës, pas vitit 1944 përfunduan në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës duke kaluar një kalvar të vërtetë deri në vitin 1990-të.

dokumenti i kapiten Sabri Sevranit1

Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit, bashkëshortes së Kolindo Saraçit, për vuajtjet dhe peripecitë e asaj familje…

Një nga ato familje të njohura intelektualre shkodrane e cila u godit rëndë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që me ardhjen e tyre në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, ka qenë edhe familja Saraçi, e cila ka banuar në rrugën me të njëjtin emër, karshi hotel “Sokrati”, ngjitur me Prefekturën, e cila që para viteve ’90-të është e njohur me emrin: Rruga “Jorgji Karamitri”.

Cila ishte origjina e familjes Saraçi, që kur kanë qenë të njohur të parët e saj në qytetin e Shkodrës dhe cilët ishin pinjollët që dolën prej trungut të saj dhe e mbëjtën gjallë traditën e familjes?

Ku u shkolluan djemtë e Zef Saraçit, me çfarë punësh u morën ata gjatë viteve të Monarkisë së Zogut e në periudhën e pushtimit fashist të vëndit dhe përse u godit ajo familje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës menjëherë pas mbarimit të luftës?

Kush ishte Profesor Angjelin Saraçi, njëri nga personat më të njohur të asaj familje, përse u arrestua ai nga Sigurimi i Shtetit dhe si iu grabit atij e gjithë shtëpia së bashku me bibliotëkën e tij mjaft të pasur, të cilën ai vazhdoi ta kërkonte duke iu shkruar herë pas here autoriteteve komuniste që komandonin asokohe në qytetin e Shkodrës?

Lidhur me historinë e kësaj familje, na njeh dëshmia e zonjës Fatbardha Saraçi (Mulleti) bashkëshortja e Kolindo Saraçit, vëllait të Angjelinit, më të njohurit të asaj familje që tashmë nga ana mashkullore i kanë mbetur vetëm dy djem fare të rinj, të cilët për vetë moshën e tyre nuk e njohin mirë të kaluarën e asaj familje.

dokumenti i kapiten Sabri Sevranit3

Vëllezërit Saraçi, diplomohen në Vjenë

Origjina e hershme e familjes Saraçi, është nga qyteti i Shkodrës dhe të parët e saj mendohet që janë vendosur aty në atë lagje ku ndodhen edhe sot shtëpitë e tyre, diku aty nga viti 1650. Ashtu si disa nga familjet e vjetra shkodrane me tradita të hershme edhe familja Saraçi e ka ruajtur të plotë pemën gjenealogjike të saj, e cila e ka zanafillën që në mesin e shekullit të XVI-të, ku i pari i tyre përmëndet Ndrek Saraçi, i lindur në vitin 1650. Pas Ndrekës, që konsiderohet si i pari i asaj familje, kanë qenë të njohur edhe Nok e Gjok Saraçi, të cilët u lindën përkatësisht në vitin 1680 dhe 1710.

Që prej asaj periudhë nga ajo familje e njohur shkodrane kanë dalë disa breza dhe një nga më të fundmit e tyre, ka qenë Zef Saraçi, i cili me bashkëshorten e tij, Roza Loro Gurakuqin, kanë pasur katër djem: Pjetërin e Gaspërin (binjakë) dhe Angjelinin e Loron. Lidhur me të kaluarën e kësaj familje, Fatbardha Saraçi (Mulleti) dëshmon:

“Familja Saraçi ka qenë një familje ku të parët e tyre prej shumë vjetësh kanë jetuar në një gjendje ekonomike mjaft të mirë, si rezultat i pasurisë që kishin trashëguar.

Nisur nga ky fakt, Zef Saraçi u kujdes për shkollimin e të gjithë fëmijëve të tij, në shkollat më të njohura si brenda ashtu dhe jashtë vëndit. Kështu dy djemtë binjakë, Pjetrin me Gaspërin, Zef Saraçi i dërgoi në kolegjin e fretënve të qytetit të Shkodrës, të cilin ata e mbaruan me rezultate mjaft të mira. Pas mbarimit të atij kolegji, dy vëllezërit binjakë shkuan me studime në Vjenë të Austrisë, ku u regjistruan në fakultetin Ekonomik të cilin e mbaruan me rezultate shumë të larta.

Aty nga viti 1930-të, pasi Pjetri me Gaspërin pasi mbrojtën diplomat, u kthyen në Shqipëri dhe iu përkushtuan punës private, duke mos pranuar që të shërbenin në administratën shtetërore.

dokumenti i kapiten Sabri Sevranit2

Kështu, Pjetër Saraçi, që ishte dhe më i madhi nga vëllezërit, filloi të punonte si komisjoner për të gjithë tregëtarët e Veriut të Shqipëris, duke i lidhur ata në marrëdhëniet e ndërsjellta tregtare me Gjermaninë, Austrinë, Francën etj.

Atë punë e cila i sillte fitime të mëdha, Pjetër Saraçi e ushtroi gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut e gjithashtu edhe gjatë viteve të pushtimit nazi-fashist të vëndit. Atë zanat së bashku me punën e përkthyesit, Pjetër Saraçi e vazhdoi deri në vitin 1944, kur komunistët erdhën në pushtet dhe gjatë gjithë asaj kohe ai nuk ishte përzierë asnjëhere në punët e politikës.

Ndërsa Pjetëri u mor me atë punë që ia rregulloi ndjeshëm gjëndjen ekonomike, vëllai tjetër binjak me të, Gaspëri, që pas kthimit nga Vjena në vitin 1930, u vendos në qytetin e Tiranës ku mor me riparim radiosh dhe po ashtu ai ka qenë mjaft i njohur në të gjithë qytetin e Shkodrës edhe si filatelist”, kujton Fatbardha Saraçi (Mulleti) për dy vëllezërit binjakë Saraçi, të cilët kanë qenë shumë të njohur edhe për humorin e tyre të hollë.

dokumenti i kapiten Sabri Sevranit4

Dënimi i vëllezërve Saraçi në 1945
Ashtu si shumë familje të vjetra shkodrane me tradita intelektuale, edhe familja Saraçi, menjëherë pas mbarimit të Luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, u godit pa mëshirë prej tyre, duke u konsideruar familje borgjeze dhe reaksionare.

E gjitha ajo erdhi për të vetmin fakt se ishte familje e pasur dhe pinjollët e saj ishin shkolluar në universitetet e Perëndimit.

Lidhur me goditjen që pësoi familja Saraçi dhe kalvarin e burrave të saj në burgje e internime, Fatbardha Mulleti dëshmon: “Që me ardhjen e komunistëve në pushtet nga familja Saraçi u arrestuan dy vëllezërit, Pjetri me Angjelinin.

Pjetëri pasi u mbajt disa kohë në hetuesi, u nxuarr në gjyq dhe u dënua me katër vjet burg, të cilat ai i vuajti në kampet e tmerrëshme të Maliqit, Orman-Pojanit, Bedenit të Kavajës etj.

Pas vuajtjes së dënimit të plotë nëpër kampet e dënimit, Pjetër Saraçi u lirua nga burgu në vitin 1950 dhe deri në vitin 1973 që ai ndërroi jetë, vuajti nga lufta e egër e klasave, duke u konsideruar si një ish i dënuar politik.

Ndërsa vëllai tjetër binjak, Gaspëri, i cili që pas kthimit nga studimet u vendos në Tiranë duke punuar si radioteknik, ndërroi jetë në 12 dhjetorin e vitit 1971, duke qenë vazhdimisht i survejuar nga Sigurimi i Shtetit për shkak të biografisë së tij familjare. Ndryshe nga vëllezërit e tij, rrodhi jeta e Angjelinit, i cili kishte mbaruar kolegjin e fretënve në qytetin e Shkodrës, dhe ishte diplomuar për Histori-Gjeografi në Vjenë të Austrisë”.

Letra e Saraçit, dërguar Komandës së Qarkut në Shkodër
Komandës së Qarkut të Shkodrës.

dokumenti i kapiten Sabri Sevranit5

Unë ish profesor Angjelin Saraçi, në landë mësimi histori e gjeografi në licen e këtushëm shtetnuer e banues përpara në rrugën 28 Nanduer (përballë hotelit të Sokratos), mbasi u mbajta në burg (Burgu i Ri) për ma se gjysë vjetë e u lirova pa gjygj, kërkoj prej komandës së naltpërmendun që të më lirohet shpija e se edhe tash e pushtueme gjithnjë prej njerzve të forcës partizane, të më shpërblehet ndeja me ta, të më paguhet dami i saj qi asht ba në të – krahasoni edhe kërkesat e mia Nr.1 faqe 4 e i shpies së vjetër qi asht njitë me të, i ushqimit, i sakamit e i bibliotekës s’eme qi janë marrë prej shpies s’eme.

Në rast se këto të fundit nuk gjinden, të më shpërblehen kryekëput, në rast të kundërt, të më kthehen për sesi tue u marrë por gjithnjë në shikim shpërblimi dëmet që mund të jenë shkaktue atyre prej marrësave. Ndërkaq lajmoj se pjesa më e madhe e bibliotekës s’eme gjendet në shpinë e Rinis, e më asht vue në dorëzim tem të plotë prej s’asaj shpie, jam tue rregullue vetë ka disa dit për me e hjekë.

Shënjoj se flota e regishimit të materjalit tem prej anës së zyrtare qi po e qes bashkanitun këtu me dy fletë të kërkimeve të mija jo vetëm qi nuk flet as për ushqim as për bibliotekë, as për pjesën më të madhe të Sakamit- Sakam i shënjiem prej saj asht krejt i pakët e i papërduruem, e qi në këto mungesa ishte dashtë unë me pasë ndej në shpi qyqe vetëm pa hangër e pa shtroje e mbloje fjetje, ku kam ndjejë e fjetë me vjet e kam hangër për ditë, por edhe për çka ka diftue i ka kallzue të mangësa, a për negligjencë a për ndonjë send tjetër të Malo (Ismajl) Tafilit, registruesit të pasuris s’ime të tundëshme e të patundëshme si e difton edhe regjistrimi i shpies së re, se nalt ka 1 (një) odë e 1 (një) çardak ma trepër e poshtë 2 (dy) oda kah oborri, njëra ndër këto asht kuzhinë, kuzhina poshtë, qi janë lanë pa shënjue. Këtu shihet pra se si asht sa regjistrimi e kur asht shkrue kjo shpi mangut, ku janë dashtë e s’ka pasë tjetër veç odat me si njehë, vjen prej vedit se mund të lëshohet edhe për ushqim, shumë e Sakamit e për bibliotekën teme- e cila e fundit i asht lypë prej shpies së Rinisë, seksionit të III e prej këtu të registrue si e difton me gojë Malo Tafili në fjalë qi mund të jenë lanë e madje janë lënë krejt mbas dore, janë lanë krejt pa regjistrue.

Po së kenunit e së këtyne gjanave në kohën e seguestrimit e të bartjes prej shtëpie asht dishmi pasë dëshmisë zyrtare në sektorin e VII të kërkesës së pjesëshme të pasunis seme, se librano të mi prej këti sektori prej anës së Shpis së Rinisë e pasë pohimit me gojë të kërkesës e të registrimit kësaj kërkese në librin registries, prej anës së Malo Tafilit vetë edhe një pjesë e madhe e Shkodrës o tue pa filmin me sy të vet, or gojë pas goje për këtë, si gazetë e pashkrueme u përgojnë. Këtë mungese regjistrimi edhe vetë Malo Tafili, si dhe si u diftue qi aksh zyrtar ka të metuna, mue vetë me gojë me këto fjalë regjistrimi i pasurisë s ‘uej asht negligjue, ma ka diftue.

Prandaj dishmie zyrtare e lishueme mbi pasunin teme, qi edhe kjo ka të metuna, nuk duhet të merret si gurë zyrtare e vetme, por do ti shtohen edhe kërkesat e mija si kësaj, mbi të cillat pjesërisht të ligjueme (legalizueme) e këtu asht biblioteka për tu shënjue, se kërkue marrë zyrtarisht e shënjue në protokoll zyrtar, edhe vetë M. Tafili, ngishnuesi i pasunis e Sadik Reçi, ekonom në Këshillin e II të lagjes “8 Nanduer”, krahasoni poshtë këshillit pjesërisht së kenunit e tyne, gojarisht e kanë tregue.

Mbi të kënunit e plotë e të kërkuemit e drejtë të pasunisë së shkrueme lënë prej meje, sa lamë në njënën anë drejtsinë e ndërgjegjes seme ndë të cillën mund të përulet e le të përulet ose të përulen komanda partizane ose tjetër kush kush ka bie mbrenda ma parë në shpi kur kjo asht zhberthye në mungese teme, ku ka kenë gjithçka e paprekun, ashtu kush ka dhanë urdhëna me u çilë me forcë shpija, asht edhe kush asht kanë pranë nder zyrtarë shteti civila, kryeplak a tjetërkush qi kanë pasë urdhnue me e pri, me kene pranë në zhbërdhim e në kontrollim të shpies e ndoshta në të manunit e sakamit përnjiherë a pjesë mbas pjese, e ata kanë me diftue e vërtetue.

Kryeplaku i sundimit së përpanshëm, Halil Teli, i cili asht marrë për shërbime krye plagosije prej këshillit të parë të lagjes 1 asaj kohe të qeveris së sodshme, si aj vetë më ka diftue, më ka thanë edhe vetë se e din vetë se katër herë kanë shkue me marrë ma senjal në shpi teme e se aj veç nuk ka kenë pranë në këtë veprim. Prandaj asht e nevojshme qi të merren në pyetje pa gjyrmim kryeplaku në fjalë e njerz të këshillit të parë të lagjes e në rasë nevoje edhe asish të këshillit të dytë, të cillët po i shkruej këtu poshtë, asht të pëvetun ata që kanë bamë në shpinë teme, partizana e civila, qysh prej fillimit deri sa asht zhduk krejt materjali. Marko Dede, nieri i Korp.

Armat. së III, si e difton letra zyrtare e naltpërmendun në fjalë mbi regjistrimin e pasunis seme edhe sado njoftime të pjesëshme, ka me ditë jo ma pk me diftue. Sa për përvetësim materiali tem, gja që mund të ketë nollë-nga ana civile e për gjetjen e tij komanda e naltpërmendun ka me ditë sesi fajtorët me i gjetë, materiale e në kjoftë damshpërblimin me ia marrë e si vepruesa të paligjëshëm me i dënue e ka me ditë jo pak me veprue, mbasi në dorë të saj si mall i saj, së pafont përkohësisht, kjo punë në rast se asht ba, asht shkaktue.

Këshilli i Dhimitër Bojaxhiu Kryetar tash kryetar bashkie, Taip Hilmija Nënkryetar, Shuajb Bilali (sekretar, ndoshta edhe Ndoc Prendushi e Maksut Bilali. Këshill i II: Taif Hilmija Kryetar, Rustem Sykja sekretar, Sadik Reçi ekonomist, Ndoc Prendushi, Maksut Bilali.

Kujtoj se shpija e jeme asht zhbërthye si ma para shpie në Shkodër e prandaj shërbimi kundra materialit si i aratisun e kështu reakcionar qi më kanë pagëzue, asht kenë ma i madh, të hupunit ma i plotë e regjistrimi i si i lamun (neglizhuem) edhe për arsye se ma në fillim regullimi zyrtar ka pas çalue. Tue shpresue se kërkesat e të drejtat e mija kanë me u marrë parasysh, për të cilat edhe Zotni kryetar i komandës së naltdëftueme çfaqini besim përkrahje, e kanë me u ndjekë pa masë, po nën shkruejme.

Shkodër më 9.X.1945.

Angjelin Saraçi

Memorie.al

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

3 KOMENTET

  1. Kur degjon histori te tilla te dhimbshme mizore te kryera nga gjysherit e baballaret e ketyre komunisteve serb qe sot jan ne pushtet: Gramoz Ruçi, Edvin Kristaq Rama, Tauilant Balla, Maqo Lakrori, Erion Braqe, Taulant Balla, etj etj, pyes veten, si ka mundesi akoma nuk i kemi denuar krimet e tyre, por perkundrazi i kemi shperblyer qe akoma te bejne krime??? Dhe akoma thome: "Sa te zote qe jane". Kaq i paska futur Rusi dhe Serbi friken Shqiptareve ne palce?????

  2. Kur degjon histori te tilla te dhimbshme mizore te kryera nga gjysherit e baballaret e ketyre komunisteve serb qe sot jan ne pushtet: Gramoz Ruçi, Edvin Kristaq Rama, Tauilant Balla, Maqo Lakrori, Erion Braqe, Taulant Balla, etj etj, pyes veten, si ka mundesi akoma nuk i kemi denuar krimet e tyre, por perkundrazi i kemi shperblyer qe akoma te bejne krime??? Dhe akoma thome: "Sa te zote qe jane". Kaq i paska futur Rusi dhe Serbi friken Shqiptareve ne palce?????

    Zot, fali Shqiptaret, se jane qmendur fare nga dhuna shekullore komuniste, Sllavo Ruse, sa akoma nuk kane kokerr mendje!!!

  3. Leke ! Gjeja e pare qe kupton njeriu nga leximi i atyre qe shkruan ti, eshte fakti se ti je totalisht injorant dhe, rrjedhimisht, injorantet jane te paret qe bien viktime e mashtrime dhe genjeshtrave historike.
    Se pari, historia nuk shkruhet me perralla gazetareske ku ky Kaloci ze nder vendet e para sot ne Shqiperi per djallezi, hipokrizi dhe mendjelehtesi ne perpjekje per te na treguar " historine " me trillime dhe shprehje si " Ja cfare thote nipi, mbesa, halla, kunata etj.etj. " per ngjarje qe kane ndodhur kur " treguesit " e ngjarjes nuk kishin lindur, ishin femije ose edhe te rritur por nuk kishin dhe as kane kurrfare aftesishedhe intelektit per te kuptuar, gjykuar dhe treguar te vertetat historike dhe jo perrallat historike. Tek ne eshte bere mode tash 30 vjet qe te shpallen " me urdher te peshkut " si te denuar kot ose " vetem pse ishte i pasur, intelektuar, atdhetar " e perralla te tjera, te personave te ndryshem. Ne rastin konkret, personi eshte denuar me 4 vjet burg me nje vendim gjyqesor dhe cdo person me integritet moral, qe nuk eshte thjesht nje horr gazetaresk, do te duhej te citonte vendimin gjyqesor mbi ate se per cfare e akuzuan dhe denuan personin ne fjale.
    Nga ana tjeter, ti Leke dhe shume kokeboshe si puna jote, shprehni cudi pse populli shqiptar ne shumice voton keta qe permend ti. Po ti dhe shoket e tu pse i keni votuar dhe doni ti votoni Sali berishen, Gramoz Pashkon, Azem hajdarin, Lulzim bashen, Monika Kryemadhin dhe dhjetera persona te tjere politike te cilet kane qene vete anetare partie apo prinderit e tyre ? Cili eshte dallimi midis ketij grupi individesh dhe atij qe permend ti ?
    Me mendt qe keni ju, keta do te qeverisin edhe nja 50 vjet te tjera.
    A more vesh Leke ?

Comments are closed.