Shtyrja e afatit për transmetimet dixhitale, reagon Rama: Nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo

Sep 11, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e sotëm të AMA-s që urdhëroi rindezjen e transmetimeve analoge dhe shtyrjen e fikjes së tyre deri më 15 Janar 2019, për të kaluar në sistemin dixhital.

rama

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. E gjithë Vëmendja Për NJERËZIT”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura