Shtylla e mbrojtjes zikaltër, De Vrij: Ikardi është vdekjeprurës, ja kush më bindi të shkoja tek Interi

Jan 18, 2019 | 12:33
SHPËRNDAJE

Stefan De Vrij, është një nga transferimet më të mira që Interi ka bërë në merkaton e verës. Ardhja e mbrojtësit holandez nga Lacio tek Inter, i ka dhënë një nuancë tjetër mbrojtjes. Reparti defensiv është më i qëndrueshëm me holandezin në përbërje dhe është rritur një nivel më shumë.

de-vrij-4

Në një intevistë të dhënë për “DAZN”, mbrojtësi ka rrëfyer shumë detaje që nga transferimi i tij tek zikaltrit e deri tek Mauro Ikardi shoku i skuadrës dhe De Ligt, mbrojtësi holandez që po tërheq vëmendjen e opinionit sportiv.

Për transferimin e tij tek Interi ai ka thënë: “E mbaj mend telefonatën e Spaletit, jo shumë kohë para se të merrja vendimin për të ardhur tek Interi. Ai më shpjegoi pse do të ishte mirë që të shkoja në Milano, si për rritjen time personale, edhe për rritjen e skuadrës. Sidoqoftë, me këtë nuk dua të them se Spalletti ishte arsyeja e vetme, që më bëri të vija këtu”.

Për kauzën e klubit dhe Ikardit, De Vrij nuk ka thënë diçka, thjesht është përqëndruar tek  aspekti sportiv.  Ikardi në zonën kundërshtare është “vdekjeprurës”, vështirë ta pengosh së shënuari. Pavarësisht zërave, sinqerisht e shoh mirë në këtë periudhë. Ai stërvitet mirë, është i fokusuar, nuk shoh ndryshime”, ka pohuar mbrojtësi zikaltër.

Gjithashtu ai nuk ka lënë pa përmendur të ardhmen e futbollit europian dhe të Kombëtares holandeze që është De Ligt. “Ai është mbresëlënës për moshën që ka. Është shumë i fortë. Ka një fizik të frikshëm, por gjëja, me të cilën më befason, është mentaliteti. Ai dëshiron të përmirësohet, gjithnjë dëshiron të punojë për t’u rritur. I thashë: nëse ke nevojë për ndonjë këshillë, më telefono!”, ka përfunduar ai.

De Vrij si një lojtar “fair-play”, ka komentuar për keq racizmin e treguar ndaj Kulibali, mbrojtësit të Napolit. “Gjatë lojës nuk e vura re, vetëm kur mori kartonin e kuq. Mendova për një moment se ishte ofenduar nga tifozët, por nuk isha i sigurt.”, ka thënë  De Vrij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura