Shtyhet me 3 muaj afati i vlefshmërisë së kolaudimit të automjeteve! Kush përfiton (DOKUMENTI)

Jan 4, 2021 | 11:36
SHPËRNDAJE

Qeveria ka vendosur që të shtyjë me 3 muaj vlefshmërinë e kolaudimit të automjeteve.

kolaudimi-620x330

Akti normativ është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mësohet se shtyrja e kolaudimit është bërë për shkak se gjatë 2020, pati bllokime qarkullimi për shkak të pandemisë. Po ashtu shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit.

Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se shërbimi i ri i kolaudimit do t’i kalojë shtetit.

Nga shtyrja e vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve.

akti normativ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura