Shqiptari kapet në Kakavijë me 148 mijë euro në çantë

Feb 7, 2016 | 11:28
SHPËRNDAJE

Një shqiptar emigrant në Greqi është ndaluar nga policia kufitare shqiptare pasi është kapur me 148 mijë euro në çantë.

kakavijeAi është Andon Salati, 24 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Athinë. Sipas Policisë, shqiptari nuk i kishte deklaruar këto para, ndërkohë që ligji e përcakton ndryshe.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe procedimin penal për shqiptarin e kapur në Kakavijë më shumën e sipërpërmendur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura