“Shqiptari e qëlloi në gjoks”, flet shoku i viktimës. Ja pse ndodhi sherri

Apr 26, 2018 | 13:36
SHPËRNDAJE

Zbardhet deshmia se si shqiptari masakroi te riun grek. Mediat greke shkruajne se shkak i sherrit eshte bere nje borxh 170 euro ne kembim te nje doze droge.

Një dëshmitar qe thuhet se ka qene shok me viktimen ka treguar se shqiptari qe quhet Xhulian e ka qelluar grekun 19 vjec me thike ne gjoks.

Sipas tij, fillimisht pati nje sherr mes tyre dhe shqiptarit. “Xhuliani qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”, tha ai.

Ai ka treguar me tej se greku kishte kontaktuar me shqiptarin per te blere hashash, por shqiptari nuk kishte sjelle drogen.

***

Sipas mediave greke hetimet janë zgjeruar në nivel ndërkombëtar, pasi artorët mësohet të jenë larguar nga Greqia.

vrasesi i grekut

Policia greke ka zbuluar foton e një prej të dyshuarve si vrasës, foto e cila është gjetur në telefonin e tij.

Por 23-vjeçari i cili dyshohet se është vrasësi është kujdesur që të fshinte çdo gjurmë para se të largohej, pasi kishte çaktivizuar Facebook-un e tij si dhe profilet e tjera në mediat në mënyrë që të vononte ndjekjen e tij.

greku i vrare

Policia greke dhe më herët kishte deklaruar se konflikti mes shqiptarëve dhe grekut ka ndodhur për shkak për borxheve dhe prishjes së pazarave të drogës.

FOTO/ Vrasja e 19-vjeçarit grek nga 3 shqiptarë, akuzat e familjes mbi policinë

Pasi policia zbardhi vrasjen e një 19-vjeçari grek në Athinë disa dite me pare, qe rezultoi se krimi eshte kryer nga tre shqiptarë pasi u kishte një borxh prej 170 euro, familja e te ndjerit ngre akuza mbi policine greke.

Familjaret e Thomas Heliotis akuzojne policinë se nuk bëri levizje qe te kapte autoret e krimit.

greku i vrqre

Madje shkojne me tej kur thone se policia menjehere pas vrasjes, ka pasur foto të vrasësve, por policia pranoi se 2 prej të kërkuarve kishin kaluar normalisht pak orë më pas, kufirin në Kakavijë dhe nuk u ndaluan.

Familja Heliotis akuzon median greke që e lidhi çështjen me drogën, pasi sipas saj, 19-vjeçari nuk ishte i përfshirë në debatin e shokëve te tij me shqiptaret.

NGJARJA/ Zbardhet krimi/ Tre shqiptarët vranë grekun për borxhin 170 euro

Ngjarja ndodhi më 18 Mars në lagjen “Marousi” të Athinës. Policia ka shpallur në kërkim 3 shqiptarët e dyshuar, emrat e te cileve nuk janë bërë publike, por sipas dyshimeve te hetuesve. shqiptarët mund të jenë larguar nga Greqia, shkruajne mediat greke.

1499352097POLICIA-GREKE

Mesohet se 19-vjeçari i kishte dhënë njërit prej shqiptarëve 170 Euro për t’i blerë disa gram hashash. Por ky i fundit nuk i kishte dhënë drogen edhe pse kishte marrë paratë.

Kjo ka bere qe situata te acarohet dhe ditën qe ndodhi krimi, 19-vjeçari u kishte kërkuar 3 shqiptarëve të arrinin një marrëveshje ose t’i kthenin paratë.

Në orën 05:20 të 18 Marsit, tre shqiptarët 23, 24 dhe 33 vjeç kapën në rrugë 19-vjeçarin dhe dy shokë të tij. Gjatë konfliktit, 33-vjeçari shqiptar qëlloi me thikë adoleshentin, si dhe tentoi të sulmonte edhe dy shokët e tij. 19-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Tre shqiptarët janë shpallur në kërkim nga policia greke dhe ndaj tyre pritet të lëshohen urdhra-arresti ndërkombëtar.

Ata akuzohen për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj shokëve të 19-vjeçarit. Tre të dyshuarit janë persona me precedent penal, të dënuar në të kaluarën për grabitje, vjedhje dhe shkatërrim të provave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura