Shqiptarët që morën pjesë në mbrëmjen gala të bamirësisë në Gjermani, “ImPose Charity”

Jan 29, 2016 | 18:31
SHPËRNDAJE

Një event që mbahet çdo vit në Oldenburg të Gjermanisë ka mbledhur emra shumë të njohur të botës së showbiz-it dhe jo vetëm, fundjavën e kaluar.

Zakonisht në këtë event shihen artistë gjermanë dhe figura të njohura, që dhurojnë në këtë mbrëmje gala para për bamirësi.

egzonita-ne gala impose

Por ne zbulojmë se ka pasur edhe disa emra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin gjerman, të cilët kanë qenë të ftuar në këtë mbrëmje. Mes tyre ka rënë në sy vajza me kurorën e misit, Egzonita Ala, e cila është edhe “Miss Germany 2014”, por nuk ka munguar edhe sportisti dhe aktori i njohur me origjinë nga Peja, Don Granit Shala, për të cilin shpeshherë mediat e huaja flasin edhe për natyrën e tij bamirëse, përveç talentit të tij.

granit shala dhe genci

Gjithashtu, zbulojmë se në këtë mbrëmje gala ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni kosovar dhe që përmendet për shpritin e tij human, Genc Lekaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura