“Shqipëria ka kusht ‘Sali Berishën’ për anëtarësimin në BE”

Apr 25, 2016 | 8:39
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të fusë sa më shpejt për miratim në Parlament reformën në drejtësi, flet dhe për kushtin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Spartak Ngjela

Ngjela thotë se, ashtu siç iu vendos kusht Serbisë dërgimi i Sllobodan Millosheviçit në Hagë, edhe Tiranë ka kusht që të “neutralizoi” Sali Berishën.

Duke marrë shkak nga thirrja e Berishës bërë në Parlament, për armatosjen e shqiptarëve, Ngjela shton se, çdo zvarritej e kësaj reforme është kundër shqiptarëve.

Koha, tani e me tej, është e shqiptarëve…

Spartak Ngjela

Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne? Po shoh se po ka shumë përkrahje perëndimore. Sidomos gjermane.

Por…në fakt kanë vepruar në mënyre drastike kundër Milosheviçit. E dërguan në Hagë si kriminel lufte. Ky ishte kushti për perspektivën e tyre perëndimore drejt Bashkimit Evropian.

Serbët duan të hyjnë para nesh në Bashkimin Evropian. Kjo është gara jonë e kohës. Po ne ku jemi? “Edhe ju, kusht për BE, keni pasur neutralizimin kriminal të Sali Berishës dhe klanit te tij” – më tha miku im A. T. nga Gjermania.

Po kush ta realizonte këtë kusht: Meta dhe Rama?

Ka njëqind vjet që korrupsioni i degraduar politik shqiptar luan kundër shqiptarëve, prandaj sokëllin Saliu “rrëmbeni armët”, se e di që, që të gjithë të korruptuarit që drejtojnë, janë kundër shqiptarëve. Por tani ka ardhur fundi.

Çfarë pret, zoti Rama, mos do që të vihesh edhe ti kusht? Vepro sa më shpejt me Reformën në Drejtësi, se nuk është “qesharak” Saliu në thirrjen e tij, por një bandit antishqiptar që urren shqiptarët.

Lëri “nenet zbutës” për Saliun, por, fute që këtë javë draftin e Reformës në Parlament!… se çdo zvarritje, nuk është më shumë kundër shqiptarëve, sesa kundër teje.

Koha, tani e më tej, nuk është më e korrupsionit politik shqiptar, por e vetë shqiptarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura