‘Shqipëria goditet nga shira dhe stuhi të forta në fundjavë’ (FOTO)

Oct 9, 2015 | 18:44
SHPËRNDAJE

Menduat se do të hapet koha? Sipas të gjitha gjasave kjo duket se do të jetë shumë e vështirë pasi me shiun që ra pak orë më parë, duket se jemi futur tamam në stinën e vjeshtës dhe çadrat nuk duhet t’i hiqni më nga çanta edhe kur shikoni se ka diell.

heavystorme

Por duket se kjo fundjavë do të sjellë për të gjithë vendin reshje të dendura shiu e stuhi që të premten e të gjithë fundjavën. Sipas sajtit prestigjioz “accuweather”, një stuhi e fortë nga veriu i Afrikës do të kalojë nëpër Mesdhe që nga pasditja e së premtes, duke prekur jugun e Italisë, Greqinë dhe bregdetin perëndimor të Gadishullit Ballkanik.

Sipas “accuweather.com”, sajti i specializuar në parashikimin e motit, vendi ynë do të preket më tepër gjatë të shtunës pasdite, me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 85 kilometra në orë.

“Shira të dendura do të bien nga Italia qendrore dhe jugore në rajonet bregdetare të Ballkanit të shtunën. Zonat nga Kroacia jugore në Shqipëri dhe Greqinë perëndimore do të kenë edhe rrezik më të madh për përmbytje dhe rrëshqitje”,- shkruhet në faqe.

E hëna do të sjellë qetësim të stuhisë, e cila do të zgjohet sërish të martën dhe të mërkurën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura