Shqetësimet dhe kritikat nga Dhoma Amerikane e Tregtisë/ Tabaku: Mbështes nismën, PD po përgatitet për një paketë anti-korrupsion

Jun 27, 2022 | 13:51
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbështetur nismën e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe propozimin që Parlamenti të miratojë një paketë antikorrupsion që do ndihmonte në klimën e biznesit në vend dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

jorida tabaku

“Shqetësimet e paraqitura nga Dhoma e Tregtisë në lidhje me biznesin janë mëse të sakta dhe të vërteta” shkruan Tabaku në rrjetet sociale teksa lajmëron se PD po përgatitet për një paketë anti-korrupsion.

“Mbështes plotësisht edhe kërkesën e AmCham për një paketë Anti-Korrupsion që do të përfshijë edhe një reformim të Prokurimeve Publike.

Si deputete e PD prej javësh kam nisur takime konsultative me ekspertë dhe njohës të fushës dhe do të vazhdoj me këto takime dhe në vijim.

Me shumë kënaqësi do të angazhohem në një takim edhe me përfaqësuesit e AmCham që i konsiderojë si partnerë të rëndësishëm për biznesin në vendin tonë.

Ka ardhur koha që ne të ofrojmë rrugëdalje dhe rrugëzgjidhje për të mirën e vendit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Situata në Shqipëri kërkon një paketë anti-korrupsion dhe jo vetëm

Shqetësimet e paraqitura nga Dhoma e Tregtisë në lidhje me biznesin janë mëse të sakta dhe të vërteta.

Për fatin e keq klima e krijuar ndaj biznesit të vogël apo të madh është përkeqësuar në vazhdimësi dhe simptomat që janë paraqitur në indeksin e klimës së biznesit të dhomave tregtare janë një referencë korrekte ndonëse jo e plotë e gjithë situatës.

Politikat fiskale të njëanshme, ligjet me porosi dhe mbi të gjitha shkatërrimi i konkurencës së lirë janë problemet e sistemit që është ngritur këto vite.

Një sistem i pandershëm nuk mund të pranojë ndershmërinë dhe ndaj shumica e shqiptarëve që kanë dije dhe mundësi preferojnë të mos jenë brenda dhe pjesë e këtij sistemi.

Mbështes plotësisht edhe kërkesën e AmCham për një paketë Anti-Korrupsion që do të përfshijë edhe një reformim të Prokurimeve Publike.

Si deputete e PD prej javësh kam nisur takime konsultative me ekspertë dhe njohës të fushës dhe do të vazhdoj me këto takime dhe në vijim.

Me shumë kënaqësi do të angazhohem në një takim edhe me përfaqësuesit e AmCham që i konsiderojë si partnerë të rëndësishëm për biznesin në vendin tonë.

Ka ardhur koha që ne të ofrojmë rrugëdalje dhe rrugëzgjidhje për të mirën e vendit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

#ekonomia #buxheti #amcham #taksat #fiskale #politika #rritjataksave #inflacioni #korrupsioni #PPP #partiademokratike #joridatabaku #tirana #albania #shqiperia #albania

© Panorama.al

Te lidhura