Shpëtojnë pikturat murale të “Ethem Beut”

Nov 16, 2015 | 12:16
SHPËRNDAJE

Një ndërhyrje e Institutit të Monumenteve të Kulturës ka shpëtuar nga rënia pikturat murale në xhaminë e “Ethem Beut” në qendër të Tiranës. Sipas një njoftimi të IMK-së, këto ditë restauratorët kanë kryer disa punime konservuese dhe restauruese në pikturën murale të xhamisë.

Gjatë restaurimit të xhamisë së “Ethem Beut”
“Në datën 10 nëntor 2015 u krye një verifikim në xhaminë e ‘Ethem Beut’ nga specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IMK, pas informacionit të ardhur nga Sektori i Tiranës pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Durrës, mbi gjendjen e konservimit të pikturës murale”, shprehet IMK-ja.

“Nga ky verifikim u konstatua se një pjesë e pikturës murale rreth 0,5 m² në arkadën e parë në drejtimin verilindor ishte e shkëputur nga suporti dhe rrezikonte rënien”, vijon informacioni i IMK-së. “Menjëherë u morën masat për parandalimin e këtij rreziku dhe në datat 11 dhe 12 nëntor u krye një ndërhyrje emergjente, e cila konsistoi në ringjitjen dhe shpëtimin e kësaj pjese të pikturës murale”. IMK-ja ka sqaruar gjithë mënyrën se si është ndërhyrë për të shpëtuar këtë vepër të trashëgimisë kulturore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura