Shpërthimi i Ramës ndaj ish-drejtorëve të LSI: Pajisën me armë njerëz, do përgjigjen për llumin

Oct 7, 2017 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e PS-së ka shperthyer ne akuza te forta ndaj ish-drejtuesve te LSI gjate kohes qe qeverisen se bashku.

ram,

“Kanë pajisur me armë gjithë ata njërëz që mund të kthehen ne vrasës, pasi që nuk janë në gjendje që ta drejtojnë mjetin në mënyrën e duhur. Kjo do të marrë fund”.

Rama ka numeruar sipas tij llumin e madh ne burgje dhe hipoteka,m ne te cilat do te behet qilizem, nderkohe qe pergjegjesit per llumin do te dalin para ligjit.

“Kemi pasur llum kriminal dhe shtetëror në burgje dhe hipoteka. Në katër vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshëm, do bëjmë qilizëm dhe do i bëjmë thirrje gjithë forcave të afta të ndërgjegjshme, nga ushtarakët në lirim që të bëhen pjesë e procesit e nuk do ketë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, masazhator e këngëtar që prezantohet si polic burgu, j i keni tundur zgjedhësve listat e bëra nga partia që kishte burgjet, mbushur lista me këngëtarë, masazhatorë, me lloj lloj njerëzish, kemi gjetur këngëtar dhe në asgjencinë e burimeve natyrore, këngëtarë të dështuar dhe hipotekat janë një tjetër llum i madh”- tha ai.

Nga ana tjetër Rama ka folur lidhur me reformën e Arsimit të Lartë ku është shprehur:  “Sot është një nga ditët e fundit që do të fillojë universiteti. Keni dëgjuar ndonjë prind apo ndonjë student që të ankohet? Tani është qetësi e plotë. Kjo tregon se sa e rëndësishme ishte reforma që morëm në arsimin e lartë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura