Shpërthim në një ish-bunker të Luftës së Dytë Botërore në Hamburg, 27 të plagosur

Aug 4, 2015 | 12:13
SHPËRNDAJE

Së paku 27 persona janë plagosur pas shpërthimit në një ndërtesë në qytetin verior gjerman të Hamburgut, që shërbente si vend strehimi në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

shperthimi
Mediat e huaja raportojnë se shërbimi zjarrfikeseve te qytetit njoftoi se zjarri kishte rënë në një ndërtesë gjashtë katëshe që daton qe nga Lufta e Dytë Botërore.

Nuk ka ende detaje për shkakun e shpërthimit, ndërkohë që thuhet se në ndërtesë ka pasur rreth 100 tone vajera esenciale. 

Zjarrfikësit kane evakuuar më shumë se 60 persona nga ndërtesat e banimit aty pranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura