Shpërthim në Berlin, makina me eksploziv vret një person/ FOTO+VIDEO

Mar 15, 2016 | 11:26
SHPËRNDAJE

Gjermania është tronditur nga një shpërthim këtë të martë. BBC-ja raporton se një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në Berlin.

Sipas policisë gjermane, një person ka vdekur dhe ky është shoferi i makinës.

“Një Passat Volkswagen ka shpërthyer në Bismarckstraße ndërsa ishte në lëvizje”, tha policia e Berlinit të martën. Shoferi vdiq nga plagët e rënda para se të mbërrinte ambulanca.

“Hetuesit tanë besojnë se ishte një mjet shpërthyes që ka shkaktuar ngjarjen. Zona është vendosur në perimetër sigurie dhe hetimet po vijojnë.

pamje vendngjarja

“Berliner Zeitung” madje raportoi se mund të kishte edhe një shpërthim të dytë.

Specialistët e eksplozivëve pasi shqyrtuan makinën konfirmuan se nuk paraqet ndonjë kërcënim tjetër. Banorët u lejuan të hapin dritaret dhe të dalin në ballkone, pasi u kryen hetimet në vendngjarje.

lajmi rt

111637151-6b14412d-2091-4b06-a340-61f24d851ed6 111637149-128120dc-f64a-4022-9dde-92852a28046b 113222657-4f766409-b6b1-4d68-abc0-867436cbb5ed 112604316-2630d7be-3180-46ac-9f0d-959a1a5ac1f6 112603987-161fc55f-2238-4720-b22a-4f9410f88fea 112059556-80177a50-10fd-4376-9756-6b040b81c692 113222667-a13349b4-135d-499c-babd-fbb0fcd34932 112603956-1be75cc3-a633-464b-9b80-bf0326d5f840 114405649-bb49ea8d-814b-47e0-8bc4-0b80d7d2ac84 112604315-1ad129ba-13d2-48bc-af43-bb6154db49b2 113219857-69122483-cda8-44a7-ba50-9a491577c667

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura