Shpërthim makinës së administratorit të Farkës

Oct 22, 2018 | 20:15
SHPËRNDAJE

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në makinën në pronësi të administratorit të njësisë administrative Farkë.

WhatsApp Image 2018-10-22 at 20.08.45

Ngjarja mësohet se a ndodhur rreth orës 02:00, teksa mjeti ka qenë i parkuar në rrugën e “Tufajve” në Lundër, pranë banesës së Ardian Tufës.

Nga shpërthimi, janë shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit, bënë me dije burome policore, duke shtuar se, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura