VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në katin e katërt të një pallati

Mar 28, 2024 | 15:32
SHPËRNDAJE

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, një banesë në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e këtij zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse zjarri është shuar.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura