Shpërthen bombola e gazit në banesë/ Përpiqet të shuaj flakët, 62-vjeçari pëson djegie të rënda

Feb 13, 2020 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Stajke, Vau i Dejës, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesë.

Sipas policisë, 62-vjeçari me inicialet F.L, ka tentuar të shuaj zjarrin, por ka pësuar djegie të rënda dhe është nisur drejt spitalit të traumës për ndihmë të specializuar.

ambulanca-770x439_c

Paraprakisht dyshohet se bombola ka shpërthyer për shkak të pakujdesisë, kryhen veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës  nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura