Shoferi 100-vjeçar hipën në trotuar, shtyp 11 veta

Aug 31, 2012 | 14:32
SHPËRNDAJE
Shoferi 100-vjeçar Preston Karter

Një shofer 100-vjeçar ka përplasur makinën në një trotuar dhe ka goditur 11 persona, përfshirë edhe 9 nxënës shkolle fillore. Shoferi i moshuar po kalonte në pjesën jugore të Los Anxhelosit  të mërkurën, sapo kishte përfunduar mësimi. Katër nga fëmijët janë në gjendje të rëndë, por mjekët janë optimistë për jetën e tyre. Disa nga viktimat kanë mbetur poshtë kadillakut blu, deri kur kalimtarët kishin mbërritur t’i ndihmonin. Policët e identifikuan shoferin si Preston Karter. Pas përplasjes, 100-vjeçari kishte folur me gazetarët, duke deklaruar se kishte patentë të rregullt dhe më 5 shtator mbushte 101 vjeç. “M’u këputën frenat, makina doli jashtë kontrollit”, tha ai, duke këmbëngulur se ishte plotësisht në gjendje të ngiste mjetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura