“Dënojmë sulmet ndaj medias”- Protesta e gazetarëve para Kuvendit/ Bardhi: Ka rënë pre e autoritarizmit të qeverisë Rama! Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer, por gjithë politikën

May 2, 2024 | 9:49
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dënuar sulmet ndaj medias teksa gazetarët zhvillonin një protestë në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

bardhu

Gazment Bardhi u shpreh se mediat herë pas here kanë rënë pre e autoritarizmit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën.

Bardhi theksoi se media dhe gazetarët kanë mbështetjen e Grupit të PD-së për bërë punën e tyre në mënyrë të pavarur.

“I kemi dënuar dhe i dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë, ju si gazetarë terreni keni vështirësitë tuaja, ashtu si medias në tërësi. Herë pas herë ka rënë pre e autoritarizmit të qeverisë Rama. Uroj që të bëhet me e mira për gazetarët dhe median në tërësi. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që i kanë kryer por gjithë politikën dhe të gjitha ata që do të duhet të ndërmarrin akte në mbështetje të lirisë së medias. Keni mbështetjen e grupit parlamentar të PD për të bërë punën tuaj në mënyrë të pavarur”, u shpreh Gazment Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura