Ndryshime në 4 ligje në fushën e mjedisit, Kumbaro: Forcojmë masat ndëshkuese

May 2, 2024 | 10:01
SHPËRNDAJE

Qeveria, në mbledhjen e sotme, ka vendosur të ndryshojë 4 ligje në fushën e mjedisit, me qëllim forcimin e masave ndëshkuese ndaj krimeve mjedisore.

Capture

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi para gazetarëve se duhet një forcim i masave ndëshkuese, ndaj do të rishikohet paketa ligjore.

“Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e 4 ligjeve në fushën e mjedisit, ligjin për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ligjin e ndikimit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.  Rezultatet e Këshillit Kombëtar, ku pyetjes a duhet të forcohen masat ndëshkuese për krimin në mjedis, pjesëmarrësit me mbi 70% thanë që duhet një forcim i masave ndëshkuese, ndaj duhet rishikuar e gjithë paketa ligjore”, tha Kumbaro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura