Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni, një 63-vjeçar nga Dibra

| 11:34
SHPËRNDAJE

klinika-infektive

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sakaq, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënua viktima e parë nga virusi, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova./Alsat-M

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.