Shkon në 170 numri i viktimave në Greqi, ja sa llogariten të infektuarit me COVID-19

May 23, 2020 | 11:51
SHPËRNDAJE

Një e moshuar ka ndërruar jetë sot në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 170.

tsiodras

Mediat vendase raportojnë se viktima është një 91-vjeçare, e cila vuante nga sëmundje të mëparshme dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Atikës “Agia Varvara”.

Ndërsa ditën e djeshme Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se 21 persona kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, nga të cilat 19 raste në Nea Smyrni dhe dy në Larissa, shkruajne mediat vendase.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Greqi llogaritet 2,873.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura