Shkon me një bjonde misterioze, zgjohet pa testikuj…Video

Feb 26, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Prezantuesi duke rrefyer ngjarjen
Dimitry Nikolaev, 30-vjecarit te njohur ne Moske si prezantues, i ka kushtuar shume rende njohja me nje bionde misterioze, me te cilen pasi u pelqyen vendosen te shkojne bashke ne sauna.
Vazhdimi mund te merret me mend pa shume veshtiresi, por ajo qe nuk imagjinoni eshte se ai u zgjua nga aventura pa testikuj…

Ai ka treguar se ishte duke pire ne nje bar, kur prane tij u afrua nje vajze terheqese, bjonde, e cila e ftoi ne bisede. 

Menjëherë pas kësaj ata vendosen te marrin nje taksi dhe te shkonin ne nje sauna aty pranë. 30-vjecari kujton se mori nje birre dhe me pas nisen te puthen. Se paku keshtu ka treguar ai per LifeNews.Ru.

Pas kesaj, ai kujton se kur u zgjua ndiente nje dhembje therrese poshte barkut, dhe konstatoi se pantallonat i kishte gjithe gjak. 

I tmerruar ai ka shkuar ne spital dhe aty eshte perballur me te verteten shokuese. Mjeket i kane thene se ai ishte droguar dhe dikush ekspert ne tredhje i ka hequr testikujt. 

Policia ruse  ka nisur hetimet dhe thuhet se Dimitri ishte në shënjestër nga një bandë kriminale qe mund te kete shitur organet në tregun e zi.

Dimitri tha: “Mendova se ishte vetëm një prerje, por mjekët më thanë se testikujt e mi ishin hequr.”

Ai kaloi orë në kujdesin intensiv duke iu nënshtruar një operacion të dytë për të mbyllur plagën, sipas mediave ruse.

Nderkohe bashkeshortes i ka thene se ka qene i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni urgjent në organet gjenitale të tij për shkak të një sëmundjeje të papritur të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura