“Shkollat u mbyllën se nuk ka ngrohje”/- Ministrja e Arsimit u përgjigjet kritikave: I mbyllëm se nuk ka ujë, kanë ngrirë depozitat

Jan 24, 2022 | 14:12
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit Evis Kushi i është përgjigjur kritikave në lidhje me vendimin e mbylljes së shkollave për shkak të temperaturave që kanë kapur vendin.

Përmes një prononcimi për media, ministrja u shpreh se ky vendim nuk vjen vetëm për shkak të mungesës së sistemeve të ngrohjes në shkolla, por edhe për shkak të mungesës së ujit nga ngrirja e depozitave.

“Ne këmi qenë të detyruar t’imbyllim për tre ditë shkollat për shkak të kushteve atmosferike. Unë do t’ju lutesha që këtë mos ta lidhim vetëm me situatën e ngrohjes në shkolla, pasi ka dhe shkolla ku çalon dhe ka problematika të tilla, por kjo lidhet dhe me rrugën që duhet të bëjnë nxënësit deri në shkoll, për shkak të ngricave apo rreshjeve të borës, por mund të ketë lidhje dhe me depozitat e ujit.

Për shembull jemi informuar se në shumë shkolla depozitat e ujit janë ngrirë dhe nuk ka ujë nëpër shkolla, kështu që do të kërkoja mirëkuptimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve për këtë vendim që është për të mbrojtur nxënësit tanë”, tha Kushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura