Shkoi për të ngrënë mëngjes, shqiptari prangoset nga policia. I dënuar me vite të tëra burg e një gjobë super të lartë

Oct 1, 2019 | 17:41
SHPËRNDAJE

Pas ditëve dhe orëve të kërkimit, ata arritën ta bllokojnë ndërsa ai po shkonte në restorant për të ngrënë mëngjes.

image001-640x381

Karabinierët e stacionit policor në Castellanza arrestuan një 45-vjeçar nga Shqipëria mëngjesin e sotëm.

Ndaj tij, ishte lëshuar edhe një urdhër-arresti nga Gjykata e Apelit në Milano, pasi duhet të kryer një dënim të mbetur prej 8 vitesh e dy muaj burg si dhe një gjobë prej 234 mijë euro.

Burri ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe marrjes së mallrave të vjedhura, krime të kryera në fillim të viteve 2000 midis Milanos dhe Castellanza.

Karabinierët Castellanza kishin rënë në gjurmët e tij prej disa javësh, pasi kishin vërejtur makina të dyshimta që endeshin rreth shtëpisë së burrit gjatë një shërbimi patrullimi normal. Ndërtesa kishte qëndruar e mbyllur prej muajsh, por papritmas u bë e banueshme.

I arrestuari shqiptar u dërgua në burgun Busto Arsizio në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura