Shkoi për pushime me familjen, por u mbyt në Velipojë, del rezultati i mjekësisë mjekoligjore për 17-vjeçaren

Aug 20, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

Enisa Dodaj, është 17-vjeçarja që u gjet e pajetë në plazhin e Velipojës, ku kishte shkuar me pushime me prindërit. E reja kishte dalë për shëtitje me skaf sëbashku me një shokun e saj 25-vjeçar, po nuk u kthye më e gjallë.

velipojë-albania

Së fundmi është publikuar edhe rezultati i mjekësisë mjekoligjore, pas autopsisë së trupit të viktimës.

Në rezultatin përfundimtar thuhet se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, por vetëm disa të nxira që i janë bërë nga përplasja me ujin.

Policia e Shkodrës ka ngritur tre akuza për 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i arrestuar pak orë pasi në plazhin e Velipojës u konstatua viktima.

Bajraktari akuzohet për “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura