Alegri pas barazimit me Romën: Kjo Juve më bën me zemër, por jemi fare pranë

May 6, 2024 | 10:15
SHPËRNDAJE

Masimiliano Alegri la fushën e lojës shumë i nervozuar në fund, duke qenë se siç pranoi ai vetë pas vërshëllimës finale, Juventusi edhe njëherë tjetër e frikësoi.

alegri

“Nuk e di por pikësëpari mund të them se ishte një barazim me shumë vlera, duke qenë se na afron edhe më shumë me kualifikimin në Champions, por kur mendoj minutën e fundit të lojës, thjesht ky Juventus më bën me zemër. I dhuruam dy topa që mund të kishin hedhur në erë gjithçka të mirë bëmë gjatë ndeshjes, por falë zotit Shezni u tregua shumë i zoti. Madje, kur e ri pashë goditjen e Abrahamit në ekranin gjigant, të përsëritur, mu duke sikur bëri një tjetër goditje brenda një sekondi, po fatmirësisht ishte vetëm përsëritja e asaj që kishte bërë pak sekonda më parë dhe u tremba shumë.

Po, isha nervoz, sepse rrezikuam më kot që të humbnin një ndeshje që nuk kishim arritur ta fitonim, ndonëse barazimi ishte mëse i pranueshëm, duke parë edhe atë për çfarë luan Roma. Në të njëjtën kohë di të them gjithashtu se në këtë fazën të dytë kemi bërë vërtet gjëra negative… Futbolli di të jetë hyjnor, por edhe shumë djallëzor, kur mendon se kemi arritur vetëm dy fitore në këtë periudhë, pas gjithçkaje fantastike të bërë në fazën e parë. Por gjithçka ndodh për shumë arsye, kur mendon se pas humbjeve me Interin e Udinezen pata gjysmë skuadre të thyer nga dëmtimet dhe të skualifikuar nga kartonët. Na kanë munguar gjatë njerëz si Rabio, MeKeni, pa menduar pastaj për goditjet e fillimsezonit si Faxholi dhe Pogba. Por tani le të mendojmë për ndeshjen e të dielës së ardhshme, pasi me Salernitanën mund të mbyllim argumentin Champions dhe të jemi të gjithë më të qetë për finalen e Kupës së Italisë”, përfundoi trajneri i Juventusit.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura