“Një person i maskuar më drejtoi armë, por…”- Si dështoi atentati ndaj anëtarit të partisë në Leposaviç, zbardhet dëshmia e tij!

May 6, 2024 | 10:27
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga atentati me armë zjarri ndaj Marko Jablanoviçit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiç.

Policia-e-kosoves-1-1024x576-1-600x360

Ai ka dëshmuar në polici se teksa po hynte në një lokal afër tij ka vënë re një person të maskuar dhe të armatosur. Sipas tij, autori i ka drejtuar armën por nuk ka arritur që ta qëllonte.

“VRASJE NË TENTATIVË- Leposaviç 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç, ka shkruar në një postim në  Facebook se në Leposaviç ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviçit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiç.

Ai ka autorit iu është bllokuar arma tip Scorpions me të cilën do të kryente atentatin.

Po ashtu ka hedhur akuza se pas ngjarjes qëndron Beogradi.

“Ngjarja tragjike nuk ka ndodhur pasi sulmuesit i ka dështuar arma automatike e tipit “Scorpion”. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojët vendas Slavko Simiç dhe Zoran Todiç… Gjithashtu dua t’ju njoh me ngjarjet e ndodhura para zgjedhjes së Apos 2. Dihet gjerësisht se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për të sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviç”, shkruan Radomiroviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura