“Shko e ulu mos rri këtu si badiguardi im”

Oct 9, 2015 | 12:50
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha i është rikthyer seancës së djeshme parlamentare ku ai u përballë me kreun e qeverisë Edi Rama në foltoren e Kuvendit.

Berisha dhe Rama ne seancen e djeshme ne Kuvend
Berisha dhe Rama ne seancen e djeshme ne Kuvend

Në një status në faqen e tij në Faceboko, Berisha shkruan se Ramës i kërkoi të ulej dhe të mos bëhet badigardi i tij, por ai humbi kontrollin dhe i qëndroi afër gjatë gjithë fjalimit.

Statusi i Berishës

ne te gjitha mediat qarkulloi si foto lajm momenti kur une po flisja ne foltoren e Parlamentit dhe Edi Rama qendronte ne kembe prane meje sikur te ishte badiguard i imi por qe ne te vertete perpiqej te pengonte fjalen time.

Dua te sqaroj me kete rast opinionin, se une, ne perputhje me rregulloren e Parlamentit e cila parashikon te drejten e pergjigjes per deputetin kur atij i permendet emri, kerkova fjalen t’ju pergjigjur trillimeve qe beri ndaj meje zedhenesi i Rames per energjine, Gjiknuri. Nderkohe qe une, ne perputhje me regulloren u ngrita te marre fjalen, Rama ne shkelje te rende te rregullores u ngrit per te marre fjalen jo per pergjigje por per diskutim, pra te me pengonte ne te drejten e pergjigjes.

Keshtu qe une isha dje ne kohen time ligjore dhe kur arrita ne foltore i thashe “shko e ulu mos rri ketu si badiguardi im”, por ai qendroi ne kembe pasi kishte humbur kontrollin dhe nuk kuptonte se po bente nje bruto figure!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura