Shkëlzeni: Rama po i ngushton lakun Metës

Sep 3, 2015 | 19:30
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Berisha, ka reaguar për lajmin se Meta ka marrë ryshfet nga një person i arrestuar për mashtrim. Ai thotë se avokatët e Ramës po i bëjnë “gropën” Metës. Deklarata e tij vjen pas asaj të kreut të opozitës Lulzim Basha i cili kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit.

11954603_10153196476279472_5918294462551331470_nJa statusi i Shkëlzen Berishës:

 

Rama i ngushton lakun Metes

Avokatet e Rames akuzojne publikisht Meten se ka marre miliona dollare rryshfet nga CEZ.

Kesaj here akuzat nuk vijne nga opozita, media apo deputete plangprishes, por nga avokatet e paguar nga qeveria shqiptare per t’i perfaqesuar ne procesin e arbitrazhit kunder mikut te Metes, Kastriot Ismailit.

Nuk eshte e veshtire te kuptohet ne cfare shteti jetojme kur avokatet e qeverise akuzojne ne procese arbitrazhi kryetarin e parlamentit per vjedhje miliona eurosh, ndersa pajtimtari i tyre qeveris vendin me te akuzuarin nga vete ai per vjedhje.

Sidoqofte mos u hutoni nga keto “cikerrima” dhe largqofte harroni kuponin tatimor kur blini akullore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura