Shkëlzen Berisha i përgjigjet Veliajt: Ke prekur ‘fiq’ gjithë jetën, në fisin tim askush s’martohet me kushërira

Apr 24, 2015 | 7:58
SHPËRNDAJE

Djali i ish kryeministrit Berisha i është përgjigjur në facebook ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj.

Shkëlzen Berisha

Gjatë një fjalimi në Parlament, Sali Berisha iu referua dasmës së Veliajt, ndërsa përgjigjja e ministrit ishte se ai nuk ishte martuar me kushërirën.

Pas kësaj deklarate në Kuvend, Shkëlzen Berisha ka shkruar një status në facebook “Nje sqarim i shkurter per “Zogun e Rames”. Ne farefisin tone Erion, as per dashuri, as per leke, as per buke, as per burse, as per fonde e as per karriere, askush nuk eshte lidhur/martuar me kushuri/ra, me burra, me grate e shokeve, apo me shoket e grave. E kuptoj qe pasi ke shitur e prekur “fiq” gjithe jeten (qe i vogel) per T’JA DALE e ke te veshtire ta besosh, por eshte e vertete”.

Në disa fjalime në Kuvend, deputetë të maxhorancës i janë referuar martesës së parë të Shkëlzen Berishës me Sadije Berishën, për të cilën thonë se janë në një rreth farefisnor.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura