Shkartisje shkronjash

Jul 26, 2020 | 21:07
SHPËRNDAJE

tupja

Nga Edmond Tupja

Nuk e di përse pardje në mëngjesm’u kujtua se në njërin prej shkrimevetë mia të para në shtypin e lirë pas rrëzimit të monumentit të diktatorit Hoxha, kisha nënvizuar faktin se emri i këtij të fundit, pra fjala “Enveri”, me një zhvendosje të vogël germash, jepte fjalën “neveri”, e cila, përveç kuptimit të mirëfilltë si “pështirosje, krupë dhe ndot nga ndonjë ushqim apo pije”, kakuptimin e figurshëm “ndjenjë pështirosjeje a përbuzjeje të thellë për dikë a për diçka”, në rastin konkret për Enver Hoxhën dhe regjimin e tij gjakatar. Gjithashtu, nuk e di përse, po pardje, veçse në mbrëmje, tek ndiqja lajmet në një televizion jo fort proqeveritar, kur veshi më kapi emrin e kryeministrit Rama, të katër germat e mbiemrit të tij sesi u kombinuan me njëra-tjetrën për të krijuar një fjalë të çuditshme, atë “aRam”, në krye të së cilës zuri për një çast vend germa “h”, kështu që unë, në mënyrë krejt të pafajshme, gati të vetvetishme, vajta ehapa “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) pikërisht te fjala “haram” e përkufizuar si vijon: 1. “diçka e padrejtëa e palejueshme ose e pamerituar…” e ndjekur nga shembujtia bëri haram ia prishi; e pastë haram!(mallkim); iu bëftë haram!(mallkim) 2. njeri i prapë: djalë haram.Aty për aty, u drithërova, por nuk vonova ta mblidhja veten: Kryeministrit Rama ende nuk i është ngritur ndonjë monument që ndonjë turmë e zemëruar të shkonte e t’ia rrëzonte!

Ndërkohë, i shtyrë nga kureshtja e veçantë që karakterizon përkthyesit, mora fjalorin “Le Petit Robert” dhe vura re se në frëngjishte nuk ekziston fjala “haram”, por pak më poshtë sytë më hasën fjalën “harem”, e cila, siç mësova po aty, ardhka nga fjala arabe “haram”që do të thotë “e palejueshme nga feja” ose “e shenjtë” dhe paska kuptimin 1. “apartament i grave (tek një personazh i rëndësishëm mysliman)” ndjekur nga shembujt Haremi i pallatit të sulltanit. Eunukët që shërbejnë në një harem. 2. “tërësia e grave që banojnë në një harem”.Mandej, hapa sërish “Fjalorin e gjuhës shqipe” dhe pashë se “harem” paska kuptimin jo vetëm “banesë e veçantë për gratë myslimane të sulltanit”, por edhe “gratë e kësaj banese”. Së fundi, por jo më së paku, m’u kujtua shakaja që kishte bërë para shumë vjetësh një koleg francez nga universiteti i Sorbonës,i cili pati qenë i pranishëm në një klasë vetëm me studente dhe asnjë student, ku sapo kisha zhvilluar një orë mësimi: “Jevois un professeur entouré d’un harem d’étudiantes!Pra, në shqipe të kulluar: “Po shoh një profesor të rrethuar nga një harem studentesh!”

Me siguri që lexueset dhe lexuesit kureshtarë të këtij shkrimi po presin të mësojnë se ku dua të dal pas kësaj hyrjeje disi të gjatë, prandaj po nxitoj të hyj në temë duke u kthyer tek realiteti politik i Shqipërisë sonë katrahurë të hallakatur katërcipërisht. Meqë,në përgjithësi, çdo qeveri-haram-harem e  shokut Enver Neveri, numëronte më shumë “shokë” se “shoqe”, mund të pohohetqë qeveria-haram-harem e kryeministrit Edi aRam përmban sot thuajse aq zonja sa edhe zotërinj, sipas kriterit të barazisë gjinore. Ashtu si në epokën e Rilindjes Neveritëse Komuniste, edhe sot, në epokën e Rilindjes Harame Socialiste, eunukët dhe eunuket, nëse mund të shprehem kështu, e kryejnë punën e tyre me zell të paparë, por, ndërsa të djeshmit Enver Neveri, nisur nga më i vogli dyshim, i pushkatonte, i internonte me gjithë familje sipas dallgëve të stuhishme të luftës së klasave/glasave që e sajonte dhe e udhëhiqte personalisht, primitivisht dhe përbindshmërisht, të sotmit shkarkohen nga detyra dhe humbasin atë që Bismarku e quante “nervi i luftës”, por që aktualisht konsiderohet edhe si “nervi i paqes”, e kam fjalën për laviren e pashmangshme, d.m.th. për paranë, qoftë në monedha vendëse, qoftë në monedha të huaja.

Gjithsesi, kushdo që lexon librin “Clinique du pouvoir” (Analizë klinike e pushtetit) të psikosociologut francez Eugène Enriquez, sidomos kreun 9 me titull “Pushteti dhe hija e tijseksuale”, do të vërejë se ashtu si Enver Neveri kur erdhi në fuqi, edhe Edi aRam e ka kuptuar se pushtetin e gëzon ai që di të manovrojë në kushtet e një joshjeje globale (pa “h” pas shkronjës “b”) që po bën kërdinë sot në mendjet e njerëzve kudo në botë. Kjo shpjegon, shkruan autori në fjalë, “përse në ‘skenën’ politike, njerëzve të pushtetshëm u duhet të kujdesen pareshtur për figurën e personalitetit të tyre, duke u futur në gjirin e turmave, duke dalë në televizion, duke marrë pjesë në mbledhje publike. Një lider që nuk bie në sy zhduket në honin e anonimatit. Publiku(dhe jo më populli) do t’ua japë votën e tij atyre që do ta kenë bindur më shumë ose do të zbatojë urdhrat e atyre që do të kenëqenë në gjendje të shprehin atë që ai, publiku, dëshironte të dëgjonte nga goja e tyre.

Rrjedhimisht, liderët duhet të kujdesen për pamjen e jashtme, duhet të përsosin zërin dhe stilin, të zgjedhin e të përdorin një retorikë mallëngjyese.

Në këtë mënyrë joshja, ky “virtyt” që zakonisht u vishet grave, kthehet në një element thelbësor i pushtetit të meshkujve.Çdo pushtet  pranon të ketë një përbërës erotik.” Më thoni, të nderuara lexuese dhe të respektuar lexues, më thoni sinqerisht, a nuk po bën prej vitesh pikërisht këtë kryeministri Edi aRami frymëzuar nga diktator Enver Neveri? A nuk mund të thotë gjithashtu, qoftë në trajtë shakaje, ndonjë politolog francez edhe për atë, kur  shfaqet e ligjëron publikisht në Kuvend: “Je vois un premier ministre entouré d’un harem de ministres!”? Pra, në shqipe të kulluar: “Po shoh një kryeministër të rrethuar nga një harem ministresh e ministrash!”?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura