Shkarkohet shefi i zonës Nr.1 në hipotekën e Tiranës, u denoncua në media për marrje rryshfeti

Mar 10, 2015 | 10:15
SHPËRNDAJE

Shkarkohet nga detyra Artan Tushe, me detyrë përgjegjës i zonës nr.1, në ZVRPP Tiranë.

Godina e Hipotekës

Mësohet se vendimi për shkarkimin e Tushes erdhi pas denoncimit në media. Shefi i Zonës nr.1 në këtë Hipotekë, Artan Tusha, u filmua teksa merrte 500 euro për një shërbim që një qytetareje i takonte.

Shkarkimi u bë me urdhër të Kryeregjistruesit z. Ilirjan Muho.

Ky i fundit ka i ka kerkuar prokurorise “te filloje hetimet per ngjarjen. Te vihen para pergjegjsise penale personat e perfshire ne kete ngjarje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura