Shkarkimi i Klement Zgurit, ja shkresa që rrëzon pretendimin e PS

0
SHPËRNDAJE
 

PS ka nisur procedurat per shkarkimin e kreut te KQZ Klement Zgurit me pretendimin se nuk ka lajmeruar anetaret e KQZ per dokumentacionin e prokurorise ne lidhje me kryebashkiakun e PD Agron Kapllanaj. Por kjo eshte shkresa e Zyres se protokollit te KQZ qe dokumenacioni eshte shperndare per antaret.

shkresaShkresa e siguruar nga “Panorama”, duket se rrëzon pretendimet e socialistëve.

Ajo tregon se dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar dhe u është shpërndarë anëtarëve të KQZ.

Materialet nga Prokuroria kanë mbëritur në datën 16 tetor në KQZ dhe janë protokolluar më 17 tetor.

Në shkresën sqaruese të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dërguar anëtarit Hysen Osmanaj, thuhet se “në datë 17.10.2017 është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe po në datën 17.10.2017, është bërë dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë”.

Në dokumentacionin e Prokurorisë sqarohet se vepra penale e konsumuar nga Kapllanaj është parashkruar, pasi ka kaluar afatin 10-vjeçar. Kjo ka bërë që çështja të arkivohet.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakNga Bufon te Aubamejang, ja formacioni i yjeve që do t’i mungojnë Botërorit
Artikulli tjetërKompozitori i shkruan Berishës: Ja kënga që u censurua në festivalin e RTSH

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU