Shikoni pamjet me dron/ Si u shemb struktura e brendshme e pallatit 12-katësh në Durrës, i cili pasoi anim në tërmetin e 26 nëntorit

Sep 20, 2020 | 19:41
SHPËRNDAJE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një pallati 12-katësh në Durrës.

IKMT ka publikuar edhe pamjet me dron nga momenti i shpërthimit.  Në këtë pallat u vendosën 88 kg tritol dhe u shpërthyen katet e brendshme të godinës.

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qenë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shembej me mënyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese.

Pallati 12 katesh, i cili ka qene i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

Siç duket edhe nga pamjet, si pasojë e shpërthimit janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura