FOTO/ Pësoi anim nga tërmeti i 26 nëntorit, IKMT i vendos 88 kg tritol pallatit 12-katësh në Durrës. Ja procedura që u ndoq

Sep 20, 2020 | 18:03
SHPËRNDAJE

IKMT ka shembur sot me tritol një godinë 12-katëshe në Durrës. Në njoftimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit thuhet se është përdorur 88 kg tritol, ndërsa procedura e ndjekur aplikohet për herë të parë.

ikmt3Pallati ka qenë i banuar, por si pasojë e tërmetit ka pasur anim ne njërin krah.

“Duke përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brendshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qenë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shembej me mënyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qene i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Durrës, IKMT ka shembur mbi 100 objekte të lartë.

ikmt4 ikmt2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura