Shikoni momentet kur një djalë shoqërohet në Komisariat nga policia, “ theu shtet-rrethimin” duke ikur me motor drejt…

Mar 13, 2020 | 11:13
SHPËRNDAJE

eeeeeeeeeeeee-1

Ky është momenti kur një person është shoqëruar paraditen e sotme nga Policia në kryeqytet, pasi nuk kishte zbatuar urdhrin e qevrisë për të mos lëvizur me mjete private nga sot deri të dielën.

Fotografia është fiksuar në momentin kur postoblloku i policisë e shoqëron të riun në zonën e Freksut, i cili nuk i bindet urdhrit të ndalim qarkullimit.

Sëbashku me një shok te tijin ky i ri udhëtonte me motor në drejtim të Dajtit.

Ai nuk kishte autorizim lëvizje e si pasojë është shoqëruar për në komisariat, raporton tch.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura