Shifrat/ Ja sa pacientë kemi me koronavirus në vend, specialistët: Përqindja e pozitivitetit është…

May 30, 2020 | 11:16
SHPËRNDAJE


Nderkohe qe numri i te prekurve me koronavirus ne vend ka shkuar ne 1122 raste të konfirmuara, Ministria e Shendetesise ben me dije se aktualisht ne vend kemi 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Sipas ministrise, “vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%”.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

tirana infektivi karantine (14)

 

Ministria perserit apelin per shume kujdes nga ana e qytetareve.

“Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”- apelon MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 137
Durrës 39
Krujë 16
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura