Shifrat e tmerrit/ Vendi i frikshëm në Tiranë, torturoheshin edhe fëmijët

Sep 2, 2017 | 8:57
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Arkives ne Ministrine e Brendshme ka publikuar te dhenat rreth njerit prej kampeve ku internoheshin dhe punonin burra, gra e femijeve gjate komunizmit ne periferi te kryeqytetit.

statistika

Kastriot Dervishi 

Kampi tela me gjemba nr.3 (në fund nr.5), në Valias, Cërrik dhe Tiranë, në vitet 1948 – 1953

Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 e më pas atë 5. Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek.

Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko – fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë.

Të internuarit punonin në bujqësi. Sipas raportit të datës 13.8.1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë.

Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë, të cilët regjimi “nuk i edukoi dot politikisht”.

Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:
-Gjithsej: 475 – 820 veta.
-Burra 70 – 152
-Gra 164 – 130
-Fëmijë 500 – 800

Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
-Gjithsej: 741 (janar) – 872 (shtator)
-Burra 161 – 193
-Gra 284 – 325
-Fëmijë 296 – 350

Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
-Gjithsej: mesatarisht deri 400 të internuar.
-Burra rreth 120
-Gra rreth 190
-Fëmijë rreth 90

Në vitin 1952 kampi zhvendoset në Cërrik. Në dokumentet që kemi trashëguar (gusht 1952) të komisionit të internimeve fillojnë të duken vendimet për dëbime në “kampin e Cërrikut”. Kampi ka funksionuar deri në fund të vitit 1952. Këtu kanë punuar në ndërtimin e uzinës së naftës.

Të internuarit janë shpërngulur dhe vendosur në kampin Tiranës (fabrika e tullave) i cili mori numrin 3. Te fabrika e tullave u sollën edhe të internuarit e shëndoshë që rrinin në Tepelenë. Puna këtu ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla, për të ndërtuar shumë pallate në Tiranë.

Pasi kampi i Cërrikut është mbyllur, numrin 3 e merr kampi i Kamzës. Por numrin e nuk e mbajti më shumë se disa muaj.

Pasi kampi i të burgosurve 5 (më vonë reparti 305) mori numrin 3, kampi i të internuarve Kamëz mori përfundimisht numrin 5. U mbyll në vitin 1953 me mbylljen e kampeve tela me gjemba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura