Shifrat dhe rezultatet e habitshme që japin “listat e hapura” të PS-së! Çfarë ndodh me votën preferenciale dhe pengesat që krijon pragu

Sep 23, 2020 | 15:23
SHPËRNDAJE

ARDIT HOXHA/ Kur Damian Gjiknuri prezantoi të premten e shkuar draftin e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në tryezën e Këshillit Politik u shpall se listat do të hapeshin në masën 100%.

keshilli politik rama murrizi bardhi hajdari

Por pas disa orësh, me një shqyrtim të imët të pikave në draftin e propozuar, u kuptua se hapja e listave sipas skemës së propozuar nga maxhoranca ulte në maksimum vlerën e votës preferenciale.

Në bazë të tri kritereve që janë vendosur në pikën 7 të draftit të PS për të mundësuar një rirenditje të kandidatëve për deputetë ndryshe nga pozicionimi që ka bërë kryetari i partisë, individët poshtë listës fituese duhej të merrnin minimalisht një votë më shumë sesa mesatarja e votave që ka marrë partia e tij në një qark të caktuar.

KOALICIONET

Me këtë draft të PS, problemi i parë që është evidentuar nga ekspertët është ai i koalicioneve, të cilat në formën klasike siç kanë qenë deri më tani nuk do mund të ekzistojnë. Në draftin e prezantuar nga Damian Gjiknuri, koalicion konsiderohet bashkimi i subjekteve politike nën një logo në fletën e votimit (pak a shumë, ajo çka PD e ka bërë më herët në zgjedhjet e 2017, kur shumë nga kryetarët e partive të vogla u futën në listën e PD-së për të pasur më shumë shanse për ta marrë mandatin).

Kjo mënyrë nuk pranohet nga opozita e bashkuar, të cilët janë për mënyrën klasike të koalicioneve, që kanë funksionuar në zgjedhjet e dy dekadave të fundit në Shqipëri, me përjashtim atyre të 2017-ës.

drafti i ps

PARTITË E VOGLA

Përveç koalicioneve, drafti i propozuar nga PS-ja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor prodhon edhe një absurd sa u takon listave të partive të vogla. Për partitë e vogla që do të futen në garën e 25 prillit, nëse drafti i PS-së miratohet në Kuvend siç është, do kenë dy sfida që duhet t’i kalojnë në mënyrë që të zënë një nga 140 vendet e Parlamentit.

Fillimisht, këto parti të vogla duhet të marrin votat e nevojshme që garantojnë një mandat në një qark të caktuar. Por, edhe nëse njëra nga partitë e vogla arrin të ketë një rezultat shumë të mirë në një qark të caktuar që mund t’i lejojë asaj të marrë edhe dy mandate, sërish ajo nuk do mundet t’i marrë ato nëse në rang vendi nuk do mundet të grumbullojë mbi 3% të votës.

Pra, edhe nëse një parti e vogël do të marrë mbi 25 mijë vota në një qark, (që zakonisht prodhojnë 2 mandate), ajo mund të mos marrë asnjë mandat deputeti nëse bashkë me këto vota nuk arrin të sigurojë edhe të paktën 25 mijë vota të tjera në rang vendi, për të kapur kuotën e 3 përqindëshit. Për partitë e vogla ka edhe një rast tjetër, që nga drafti i PS-së mbetet me pikëpyetje.

llogaritja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura