Sherr me thika mes dy të rinjve te Dogana, plagoset njëri. Autori në kërkim

Apr 29, 2016 | 20:56
SHPËRNDAJE

Një konflikt casti ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Tiranë këtë të premte.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë sheshit Shqiponja.

thike sherr

Mes dy personave ka pasur një konflikt të çastit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën.

“Si pasojë e këtij konflikti, është plagosur lehtë shtetasi M. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në S.Q.U., jashtë rrezukut për jetën”.

Autori është larguar menjëherë pas ngjarjes, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura